Si gjithmonë një marrëdhënie për tu patur zili.
Edhe së fundmi nëpërmjet Instatoryt Luana ka ndarë video teksa Marina e detyronb të dalë me bizhame nga shtëpia dhe moderatoja i bindet.
Luana shfaqet e veshur me pizhama në videot e fundit ku shprehet: “Mirmbrëma! Kur nuk e ke motrën mirë, çohesh nga shtëpia dhe del me pizhame”!
Motrat më pas bënë xhiro anembanë Tiranës, me muzikë e volum të lartë në sfond, si terapia më e mirë pas një dite të lodhshme pune.
Aktualisht, Luana po punon për rikthimin e sezonit të ri të “Shiko Kush Luan”, pasi në videon e fundit ajo shfaqet krah Rezart Veleshnjës.