MAQEDONI/ Katër ditë në izolim, qytetarët vërshojnë tregjet (VIDEO)

Tregu “Bit Pazar” në Shkup sot është më i frekuentuar se në ditët e kaluara. Qytetarët po përgatiten për izolimin më të gjatë në shtëpi që kanë kaluar ndonjëherë.

Ora policore që hyn në fuqi sot nga ora 16;00 do të përfundojë të martën në ora 5 të mëngjesit. Kjo masë që ka për qëllim të parandalojë përhapjen e koronavirusit, nuk wshtw pritur mirë nga të gjithë qytetarët.

Disa e kanë vështirë të qendrojnë aq gjatë brenda, ndërsa të tjetër ekonomikisht e kanë vështirë të përballojnë izolimin.

Shitësit në “Bit Pazar”, thonë se qytetarët tashmë janë mësuar me orën policore dhe furnizohen çdo ditë me gjërat e nevojshme.

Qytetarët sot ia kanë mësyer edhe marketeve dhe farmacive, ndërsa raportohet se edhe nëpër qytetet tjera të vendit banorët po kryejnë blerjet për izolimin katërditor.

/Gazeta Lajm/


Shtuar 17.04.2020 08:42