Mario Manxhukiç u largua nga Juventusi gjatë kësaj merkatoje, duke u bashkuar me klubin e Al Duhail në kampionatin e Katarit. Sulmuesi kroat ka arritur të kthehet menjëherë në protagonist te skuadra e tij dhe ka luajtur dy ndeshje duke gjetur edhe golin e tij të parë. Në fakt, Manxhukiç shënoi që në debutim por ndërhyrja me sistemin “VAR” ia anuloi golin
Megjithatë, goli i parë me fanellën e Al Duhail ka ardhur ditën e djeshme. Ai ka shënuan në Kupën e Kurorës së Princit kundër Al Sailias, duke e kaluar ekipin e tij në finale. Në minutën e 59 të takimit, Maxhukiç ka lënë shenjën e tij në këtë gjysmëfinale, duke shkundur rrjetën për herë të parë.
Një goditje nga distanca, është ndalur në momentin e parë nga portieri i cili nuk ka mundur të bëjë më mirë se sa ta lërë topin në zonë. I pambuluar nga askush, aty është gjendur Manxhukiç që e ka çuar në rrjetë teksa më pas ka shënuar edhe Almoez duke e kaluar ekipin në finale, ku përballet me fituesin e çiftit Al Sad-Al Rajan.