Lojtarët e Realit “shkrihen” së qeshuri me veprimet e Simeones në “derbi” (VIDEO)

Që trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është një trajner impulsiv dihet tashmë, por një një ndeshje “derbi” duket se çon atë në limite.

Argjentinasi nuk pushon kurrë së karikuari lojtarët. Kur bëhet fjalë për derbin ndaj Realit, emocionet dhe përqendrimi është dyfish më i madh.

Skuadra e Çolos u mposht nga Reali me rezultatin 1-0, falë golit të Benezema, ndërkohë që një video pikante është duke bërë xhiron e internetit.

Në të shfaqen dy futbollistët e Realit, Marcelo dhe Militao, të cilët shihen në stolin e rezervave, duke tallur trajnerin Simeone për reagimet e tij.


Shtuar 4.02.2020 10:52