Yllit të Interit, Lautaro Martinez, i është garantuar se do të jetë startues i padiskutueshëm te Barcelona pavarësisht prezencës së Luis Suarezit, sipas raportimeve nga Sport.
Sulmuesi i Interit duket se e ka dhënë dritën e gjelbër për një kalim te gjiganti katalunas, dhe tani këta të fundit po e negociojnë çmimin me klubin nga Serie A.
Laturaros supozohet se i është thënë që do të jetë sulmues qendror te Barça, ose që do të luajë si sulmues krahu në formacionin bazë.