Einxhel Shkira, moderatorja e emisionit “Pressing” në ABC News ka gjenë gjithmonë në qendër të vëmëndjes përsa i përket jetës së saj private të cilën është munduar ta mbajë larg medias.
Në një intervistë me “Shqipëria live”, e pyetur se cilat profesione kanë meshkujt më simpatikë, u përgjigj: “Ua, po ke plot djem simpatikë mo, në botën e muzikës ka simpatikë, në bankë ke, policë ka simpatikë”.
Cili sektor të rezulton me më simpatikët?
“Së fundmi kam parë shumë policë simpatikë nëpër qytet, djem të rinj dhe më pëlqen ky trend që kemi ikur pak nga ajo gjenerata e xhaxhi policit”, tha Shkira. “Mua më pëlqen sporti, më pëlqejnë njerëzit sportivë, si unë e çdo femër tjetër. Të rralla janë femrat që pëlqejnë meshkujt me bark të madh, por që një mashkull me fizik të mirë është i pëlqyeshem për çdo femër”.
“E mendova që nuk duhet të kishim ndenjur ballë për ballë se mos bënim masë bashkë”, iu drejtua moderatorit në studio, ndërsa Erjona Rusi i tha: “Shiko, më duket se ti bën masë me futbollistët, jo me moderatorët”.
Einxhel iu përgjigj: “Unë me futbollistët jo, por janë futbollistët ata që shkojnë pas vajzave të bukura. Po ta llogarisësh raportin, besoj një vajzë të bukur e ngacmon një ekip i tërë, kurse një vajzë nuk besoj se ngacmon gjithë ekipin”.