Laçi ka fituar në transfertë kundër Teutës.
Kurbinasit mposhtën me rezultatin 1-0 Teutën në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në kategorinë Superiore.
Pjesa e parë u mbyll në paqe, ndërsa e dyta nisi direkt me gol, pasi Turkaj me kokë nga afër ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 53-të.
Minutat e mbetura ishin tepër të luftuara në mesin e fushës, me kartona të verdhë, por pa gola.
Pas kësaj fitore, Laçi shkon në kotën e 28 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Teuta ndodhet në vendin e gjashtë me po aq pikë.