Këngëtarja e njohur Axhelina Hadërgjonaj është shpërngulur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara, Los Angeles. Mirëpo për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi ajo është kthyer në Shqipëri.
Anxhelina është karantinuar në Tiranë dhe në një intervistë për “Prive” ka treguar arsyen pse zgjodhi t’i kalojë ditët e karantinimit në Shqipëri dhe jo në vendin ku tashmë jetonte.
Këngëtarja është shprehur se në këto ditë të vështira e kishte me patjetër të nevojshme të ishte pranë familjes, në mënyrë që të ndihet sa më e qetë.
“Erdha pasi mendova që do të ishte më mirë të gjendesha pranë familjes në këto ditë të vështira për të gjithë. Ka ditë shumë të mira, ka ditë që janë pak më të rënda, por përgjithësisht shumë mirë”, ka treguar Anxhelina.