Kur do të vi në Shqipëri dhe bashkëpunimi i famshëm, Ava Max flet shqip (VIDEO)

Ava Max ka dhënë për herë të parë një intervistë për një televizion shqiptar. Ajo ka qenë në një lidhje direkte në emisionin “Ditë e re” me Arjola Shehun dhe i ka emocionuar të gjithë teksa ka folur pak shqip. Ava ka zbuluar se prindërit i ka nga Qeparoi dhe Saranda, ndërsa ajo vetë ka lindur në SHBA.

Moderatorja Arjola Shehu e pyeti Ava-n lidhur me bashkëpunimet muzikore dhe një postim të Bebe Rexhës në Tëitter, e cila shprehej se vajzat shqiptare, tashmë me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Ava Max, Bebe Rexha dhe Ava Max duhet të bëjnë një baahkëpunim:

“Oh po, nuk e di, ende jemi në pritje të këtij bashkëpunimi. Por duhet të ndodhë patjetër. Është kaq bukur vërtet të shohësh kaq shumë vajza shqiptare që ja dalin mbanë në muzikë”- u shpreh Ava Max.


Shtuar 31.08.2020 12:53