Kupa e Mbretit/ Ath. Bilbao siguron finalen (VIDEO)

Athletic Bilbao i është bashkuar Real Sociedad-it në finalen e Kupës së Mbretit pas humbjes 2-1 të pësuar në fushën e Granada-s. Një rezultat që kualifikon baskët falë fitores 1-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Ëndrra e Granada-s ështëb shuar tetë minutë para fundit të sfidës për shkak të golit të shënuar nga Berchiche, i cili ka neutralizuar dy golat e realizuar nga vendasit me Fernandez në minutën e 48-të dhe Sanchez në të 76-ën.

Hera e fundit që Bilbao ka fituar një finale te Kupës së Mbretit ka qenë 36 vite më parë, në sezonin 1983/84, kur ka mundur 1-0 Barcelona-n.


Shtuar 5.03.2020 22:34