“Kafsh, të urrej”, Jonida dhe Romeo “lenë nam” në mes të restorantit (VIDEO)

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë një nga çiftet më pa komplekse të shoëbizit shqiptar.

Që në momentin që ata pranuan lidhjen e tyre të dashurisë, nuk ngurojnë të dalin publikisht herë pas here.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video teksa ata ndodhen në një restorant në shoqërinë edhe të Donaldit.

“Kafshë të urrej që ha proteina”, dëgjohet teksa i thotë Jonida Romeos.

Kujtojmë që pak ditë më parë, ajo u tregoi ndjekësve se trupi i saj po reagonte shumë keq kundrejt një diete që kishte kohë që e kishte nisur, aq sa ishte detyruar të shkonte në spital.Tashmë, Jonida nuk duhet të konsumojë për shumë kohë djathin e bardhë, domatet, apo sardelet.


Shtuar 25.08.2020 13:34