Juventus triumfon ndaj Romës dhe ngjitet i vetëm në krye (VIDEO)

Juventus ka triumfuar 1-2 në transfertë ndaj Romës. Bardhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë në 10 minutat e para të sfidës me antë të Demiral dhe Ronaldos me 11 metërsh, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë që Roma ngushtoi shifrat me një gol të Perrotit me 11-metërsh por vetëm kaq pasi skuadra e Sarrit e ruajti avantashin minimal deri në fund të takimit.

Me këto 3 pikë të arta Juve merr kryesimin i vetëm me 48 pikë 2 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Interi. /albeu.com/


Shtuar 12.01.2020 21:46