Ish-banorja e Big Brother tregon se ka bërë “çmenduri” nga xhelozia (VIDEO)

A je xheloz/e? Është një pyetje që na drejtohet shpesh. Pikërisht kjo temë është diskutuar këtë të shtunë në studion e “Pop Culture”. Në një panel drejtuar nga moderatorja Dojna Mema kanë qenë të ftuar Fjorentina Halili, gazetarja Kilda Hysenbegasi dhe Grines, ku secili kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë treguar eksperiencat e episodeve të xhelozisë.

Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina ka treguar se prej një viti është në një lidhje të re dashurie dhe partneri i saj ndodhet jashtë shtetit. Por a vazhdon ajo të jetë ende xheloze siç e kemi njohur në reality shoë-n e njohur?
Mesa duket po. Dojna e ka pytur Fjorentinën për një skenë xhelozie që ajo ka krijuar dhe ajo nuk ka hezituar ta tregojë.

“Kam grisur bluzën e tij dhe arushin, i preva me gërshërë dhe ja dërgova i thash ja, paketim dhe pastaj nuk më ka folur dy javë”- rrëfen Fjorentina.
Epo nuk ka dashuri pa xhelozi, por ka dashuri pa pako me arusha dhe bluzë të grisur.


Shtuar 22.03.2020 08:32