I pandalshëm Manchester United, mposht me “manita” Bournemouth (VIDEO)

Skuadrae udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer ka shënuar fitore bindëse kundër Bournemouth, duke triumfuar me rezultatin 5:2.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 16’, me mysafirët e Bournemouth që kaluan në epërsi fal golit të Junior Stanislas.

Reagimi i Manchester United nuk vonoi. Ishte Mason Greenwood që në minutën e 29’ shënoi për 1:1.

Gjashtë minuta më vonë, Marcus Rashford konvertoi në gol penalltinë e akorduar në favorin e Man Utd, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Pa përfunduar pjesa e parë, Anthony Martial shënoi një nga golat më të bukura të tij këtë sezon, duke e lënë pa shpresa portierin, dhe duke çuar skuadrën e tij me dy gola epërsi në pauzën 15 minutëshe (3:1).

Në pjesën e dytë pamë edhe tri gola të tjera. Fillimisht, Joshua King ngushtoi epërsinë në 3:2, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, atëherë kur luhej minuta e 50’.

United vulosi gjithçka me anë të Greenwood që shënoi golin e dytë personal në minutën e 54’ dhe Bruno Fernandes që me një super gol vulosi rezultatin final, pesë minuta pas golit të Greenwood.

Me këtë fitore, United shkon përkohësisht në pozitën katër, me 44 pikë të grumbulluara, një më shumë sesa Chelsea që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Bournemouth mbetet në anën tjetër me 27 pikë, në pozitën e parafundit në tabelë.


Shtuar 4.07.2020 16:00