I dehur në emision, ish-futbollistin e Liverpoolit e nxjerrin jashtë (VIDEO)

Programi i mëngjesit në “Sky Sport” në Angli ka dhuruar një ndodhi shumë të çuditshme. Ish-futbollisti i Liverpulit, Xhermein Penant, është nxjerrë nga studio gjatë transmetimit, pasi fliste gjëra pa kuptim dhe dukej se ishte në gjendje të dehur.

Ndërsa po fliste për transferimin e Lukakut te Interi nga Mançester Junajtid dhe ndryshimin që kishte pësuar në Itali, ish-mesfushori ofensiv i Liverpulit filloi të krijonte fraza pa lidhje e pa kuptim. Dukej qartësisht se nuk ishte në ditën e tij më të mirë, për të mos thënë se ishte në gjendje të dehur që në orët e para të mëngjesit.

Të lidhura

None found

Ndaj në studio vendosën fillimisht të mos e përfshinin në diskutim derisa erdhi publiciteti i parë, rreth 15 minuta më vonë, e më pas kur pamjet u kthyen në transmetim të drejtpërdrejt, ai nuk ishte më në travolinën e të ftuarve.

“Nuk ishte në lartësinë e standarteve tona”, ishte shpjegimi i rrjetit televiziv për këtë situatë të pazakontë që ndodhi gjatë mëngjesit, me një ish-futbollist i cili ka një të kaluar shumë problematike të lidhur me alkoolin.

Ai është ndaluar tre herë nga policia në ndërsa niste makinën nën efektin e alkoolit, si dhe përfundoi tre muaj në burg pas një aksidenti me makinë.


Shtuar më 24.01.2020 21:25

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş