“I vetmi sektor, që jo vetëm që nuk kërkoi page lufte nga paketat e ndihmës Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijëra vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase më të fuqishmet gjatë këtij viti, në Shqipëri…”
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje të parcelave me kanabis të mbjella në vend.
Ai thotë se pamje të tilla gjenden rrëzë vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke në zonën e Përmetit.
Sipas tij, nuk është e vështirë t’i gjesh aq më tepër kur ke në përdorim një dron.
Sipas tij, sapo kultivuesit e shohin, ata mendojnë se po vijnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Postimi i plotë:
Narcokulture 2020
Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen.
Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen…
Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone
Hapi 1)-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi.
Hapi 2)-Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise…
Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines…
Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme 🤣🤣🤣
Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke..
Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, per sezonin e narcokultures 2020.
I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi…
Si ka thene komandanti:
“jo se nuk ka pune, por nuk kemi profesioniste”..🤪
Ne rastin konkrete batuta eshte:
“Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”…