Haaland nxirret me dhunë nga klubi i natës në Norvegji (VIDEO)

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, po kalon pushimet e tij në vendlindje, në Norvegji.

Këtë kohë, lojtari po synon ta kalojë duke u argëtuar, madje po merr pjesë edhe në ndeja nëpër klube të ndryshme nate.

Por, mbrëmja e kaluar nuk ishte më e mira e mundshme për top sulmuesin evropian.

Ai u përjashtua nga një klub nate, dhe për këtë nuk ishte aspak i kënaqur.

Videot e Erling Haaland duke u përjashtuar nga klubi i natës po qarkullojnë nëpër rrjetin social ‘Twitter’.


Shtuar 12.07.2020 06:51