Felipe Melo nuk ndryshon, yjet e tjerë bëjnë xhonglime me letrën higjenike, brazilini i “ndërhyn ashpër” (VIDEO)

Felipe Melo njihet nga të gjithë për agresivitetin e tij në fushën e lojës, ku nuk mbahen mend rastet kur ai është ndëshkuar me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra ndaj kundërshtarëve.

Braziliani ka vendosur t’i bashkohet sfidave në rrjetet sociale, teksa një nga to është edhe ajo e letrës higjienike.

Si fillim Melo ka tentuar ta mbajë letrën higjienike me këmbë, por më pas heq dorë nga kjo.

36-vjeçari e lë letrën në tokë dhe bën atë që di të bëjë më së miri.

Melo merr vrull dhe ndryshe nga gjithë të tjerët, bën një sparkatë, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.


Shtuar 19.03.2020 10:40