Everton ka marrë suksesin e dytë radhazi në po kaq ndeshje të kampionatit, teksa pas fitores minimale 0-1 në Londër ndaj Tottenhamit, sot mposhti me shifrat 5-2 West Bromwich Albion dhe u ngjit në krye të renditjes me 6 pikë të plota.
Të besuarit e Carlo Ancelottit u befasuan që në minutën e 10’, kur Diangana shënoi një gol mjaft të bukur me gjuajtje nga distanca, por baraspesha u rikthye në të 31-ën nga ana e sulmuesit Calvert-Lewin.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë ishte blerja më e bujshme e Evertonit këtë verë, James Rodriguez që shënoi një gol mjaft të bukur me gjuajtje nga distanca dhe i dha avantazhin të tijve.
Gjithçka u bë edhe më e lehtë në shtesë, pasi mbrojtësi i West Brom, Gibbs u ndëshkua me karton të kuq goditje ndaj kundërshtarit, ndërsa edhe trajneri Bilic u dërgua në tribunë, pasi protestoi më tepër se duhej.
Pjesa e dytë nisi sërish mirë për West Brom që shënoi golin e barazimit me Matheus Pereira, por më pas vuajti jo pak disvantazhin numerik dhe pësoi 3 gola deri në fund, duke pësuar humbjen e dytë në po kaq takime.
Mbrojtësi Michael Keane shënoi golin e avantazhit për Evertonin, ndërsa më pas ishte sërish sulmuesi Calvert-Lewin që shënoi edhe dy herë të tjera duke kompletuar tripletën personale dhe duke fiksuar shifrat 5-2.