Përmes një njoftimi ditën e sotme policia ka njoftuar se ka arrestuar një nga bashkëautorët e vrasjes së Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorët duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre ne një lokal te zona ish parkut te autobuzëve.
Albeu.com mëson ai është 22-vjeçari, i identifikuar si Sebastian Mali, i cili sipas policisë është edhe nipi i Prel Markut i vrarë nga Billa në Angli në vitin 2006.
Ndërkohë mësohet se ai nuk ka pranuar asgjë përpara grupit hetimor. /albeu.com