Categories: Uncategorized

Edhe në kohë pandemie kënga e re e Dua Lipës po bën namin (VIDEO)

Pak orë më parë, Dua Lipa publikoi këngën e radhës, “Break my heart”, pjesë e albumit të dytë i cili publikohet nesër, “Future Nostalgia”. Menjëherë pas publikimit, ndonëse në një situatë pandemie, njerëzit e patën të pamundur ta injoronin “Break my heart”, qoftë për ndjesinë që transmeton, videoklipin, kostumografinë ashtu edhe për tekstin.

“Unë duhet të kisha qëndruar në shtëpi,” është një pjesë e tekstit, të cilin interneti e shndërroi menjëherë në “himn” për koronavirusin. Duhet thënë se “Future Nostalgia” ishte planifikuar për t’u publikuar në një tjetër datë, por Dua, ndryshe nga artistët e tjerë që vendosën t’i shtynin datat e publikimit, vendosi ta lançonte më parë.

Të lidhura

None found

Në një bisedë live në “Bright Minded” të Miley Cyrus në Instagram, Dua tha:

“Është e rrezikshme të publikosh një projekt muzikor tani, por mbase është muzika ajo që na nevojitet. Është mirë që njerëzit të kërcejnë dhe të argëtohen.”

Ashtu si “Physical” e publikuar më parë, edhe “Break my heart” është një rikthim në vitet në vitet ’80 me shenja të dukshem të stilit retro.

“Ky është vibe i viteve ’80 që mezi po prisnim,” shkruan dikush në koment në YouTube. “Është kritikuar se s’di të kërcejë, ndërkohë po na jep një super këngë për të kërcyer. Ironike,” shton një tjetër. “Çfarë super albumi do të jetë ‘Future Nostalgia’,” shkruan një i tretë. “Do të isha suprizuar nëse Dua do të bënte një këngë të keqe,” “Videoklipi më i bukur që kam parë ndonjëherë,” “Ylli që po shpëton muzikën pop” etj., janë të tjera komente online.

të fundit

U arrestua për ngacmimin e 21-vjeçares, gjykata lë në arrest shtëpie mjekun Nikolla Nunka

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia dhe ka lënë në “arrest shtëpie” mjekun Nikolla Nunka, i cili u arrestua…

15 minutes ago

Televizioni izraelit u kërkoi falje grupit përfaqësues kroat në Eurovision pas komenteve tallëse

Televizioni izraelit KAN u ka kërkuar falje grupit përfaqësues kroat në Eurovision, Lelek, pasi ky i fundit postoi një koment…

38 minutes ago

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Makaronat me baktere mbi normë, AKU bllokon aktivitetin e kompanisë “SORI-AL”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka bërë me dije rezultatet e analizave të kryera, pas dyshimeve për helmimin e disa…

50 minutes ago

“Të dua shumë, Rinushe” – Dua Lipa me urim emocionues për ditëlindjen e motrës, publikon foto nga fëmijëria

Rina Lipa, motra e artistes së njohur shqiptare në arenën ndërkombëtare, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen e saj të 25-të.…

51 minutes ago

Dhunohet zv.ministri i Financave të Kosovës! Reagon Vetëvendosja: Sulm nga Kryetari i Komunës së Skënderajt (FOTO)

Hysni Mehani, zv ministër i Financave në Kosovë dhe njëherësh kryetari i Vetëvendosjes në Skëndëraj është dhunuar teksa ishte duke…

1 hour ago

VIDEO/ Stuhi me shi e breshër në Indi, mbi 100 të vdekur

Një stuhi e fortë, e shoqëruar me shi dhe breshër, ka përfshirë shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh,…

1 hour ago