showbiz

Televizioni izraelit u kërkoi falje grupit përfaqësues kroat në Eurovision pas komenteve tallëse

Televizioni izraelit KAN u ka kërkuar falje grupit përfaqësues kroat në Eurovision, Lelek, pasi ky i fundit postoi një koment në rrjetet sociale në lidhje me performancën e tyre, të cilën e perceptuan si tallje të kulturës së tyre, mesazhit të këngës dhe vuajtjeve të grave katolike të shtypura, raporton Index.hr.

“Nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë të ofendojmë delegacionin kroat ose publikun kroat. Kërkojmë ndjesë për postimin dhe do t’ia përcjellim këtë ndjesë kreut të delegacionit kroat”, tha televizioni izraelit, duke shtuar se e kishin hequr postimin kontrovers.

Të lidhura

None found

Transmetuesi publik izraelit, publikoi një fjali në hebraisht së bashku me një regjistrim të performancës së grupit që përkthehet si: “Kur e tepron me tatuazhet me këna në Eilat (një qytet turistik në Detin e Kuq, red.)”, ndërsa mbishkrimi shkruante: “Po e teprojnë vërtet”. Komenti i referohej paraqitjes në skenë të interpretuesve, por grupi Lelek e mori atë si një nënçmim të simbolizmit të performancës së tyre.

Lelek më pas reagoi duke ndarë një ‘srenshot’ të postimit të transmetuesit izraelit në Instagram.

“U shqetësuam nga komentet e televizionit izraelit KAN, në të cilat ata tallën kulturën tonë dhe viktimat e grave katolike të shtypura. Është veçanërisht shqetësuese të tallosh gratë që këndojnë për dhimbjen dhe vuajtjet e grave, ndërkohë që tregojnë një mungesë të plotë empatie dhe respekti për vuajtjet e të tjerëve”, shkruan ata.

Ndryshe, grupi Lelek është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovisionit.

Tags: KANLelek

të fundit

Decision on Xhelal Sveçla over tear gas case expected today

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë…

6 minutes ago

Tragjedi në një bazë ushtarake në Bolivi: 7 viktima dhe 7 persona të zhdukur

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm në një bazë…

6 minutes ago

Kuvendi rikthehet në punë, betimi i ministres së re dhe reforma territoriale në fokusin e sesionit

Pas përfundimit të pushimeve verore, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon këtë të martë seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.…

10 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 79 lekë, në shitje me 80 lekë. Euro, do…

21 minutes ago

Sot dita e 101-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët protestë para parlamentit

Vijon edhe sot protesta e qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës, pas tubimit të 100-të të…

28 minutes ago

Sot pritet vendimi për Xhelal Sveçlën lidhur me rastin e gazit lotsjellës

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë…

33 minutes ago