E quajnë gay, reagon balerini i njohur shqiptar: “Kush më njeh, i di bëmat” (VIDEO)

Balerini i njohur shqiptar Graciano Tagani është shprehur se nuk e bezdisin aspak fjalët për prirjet e tij seksuale, përkundrazi.

Në një intervistë për emisionin “Mes Yjesh” në Ora News, Graciano është shprehur se ata që e njohin ia dinë bëmat në shoqëri. Megjithatë ai ka një këshillë për ata që vijojnë të flasin:

“Nuk më bezdisin, kush më njeh mi di bëmat. Unë kam dalë në televizion që i vogël dhe njerëzit do flasin, pastaj kush do të hajë m*t le të hajë, nuk i ndalojmë dot”, u shpreh Graciano.

Gazetari Ronaldo Sharka, i kërkoi balerinit që të thoshte tri gjërat që urren më shumë tek gjinia femërore në vend, dhe Graciano tha se nuk i pëlqen fakti që, kur duan të bëjnë seks, nuk dinë ose kanë turp ta kërkojnë.

“Nuk kanë lirshmëri qoftë edhe në kërkimin e seksit, në qoftë se një femër i duhet për të bërë seks, ka turp të t’a thotë. Duhet të shtrëngohet…..”, u shpreh Graciano.

Balerini foli edhe për përdorimin e kokainës në jetën e natës nga personazhet e njohur:

Ronaldo Sharka: Dimë shumë vërdallë, që në jetën e natës të bllokut, kryesisht personazhet e njohur të ekranit janë konsumues shumë të kokainës!

Graciano Tagani: Pse vetëm të kokainës?! S’të ka ardhur informacioni ty?! Të gjithë njerëzit që dalin natën përdorin substanca, i dimë se këtu jetojmë dhe këtu i bëjmë të gjitha bashkë!

Ronaldo Sharka: Kjo do të thotë që edhe ti përdor?

Graciano Tagani: Nuk do të thotë që e përdor, por kjo nuk do të thotë që nuk e kam përdorur kurrë! Puna është që të dalësh për qejf dhe të shijosh, për çfarë ke dalë!


Shtuar 9.05.2020 06:24