Rama jep lajmin e mirë për punonjësit e izoluar në banesa (VIDEO)

Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për punonjësit shqiptarë të cilët janë detyruar të lënë punën dhe të izolohen në shtëpi.

Duke qënë se shumë punonjës, paga e të cilëve mbante familjen sot nuk është më, për shkak të koronavirusit, Rama ka premtuar një zgjidhje.

Gjatë një deklarate për mediat, kryeministri Rama tha se nuk do t’i lë punonjësit në dorë të kompanive e korporatave, por në fund të javës do të ofrojë një zgjidhje për ta.

Duke nënkuptuar një shpërblim, Rama tha se qytetarët shqiptarë duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullisht masat e marra, ndërkohë pjesa ekonomike e tyre do të zgjidhjet në fund të javës, me vendim qeverie.

Kryeministri tha se qeveria do të paguajë rrogat e muajit mars për punonjësit e bizneseve që janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

“Ata që kanë një rrogë në fund të marsit, në ato hallka të ekonomisë që janë këputur përfundimisht, ne do t’i lëmë në dorë të sipërmarrësve. Në asnjë mënyrë!” pohoi ai në një komunikim në Facebook, por nuk dha as një hollësi tjetër mbi bizneset përfituese dhe masën e përfitimit.


Shtuar 16.03.2020 17:54