E bija dyshohet për lidhje me botën e krimit, Eli Fara habit me postimin (VIDEO)

Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, emri i vërtetë në fakt është Roxhensa Vangjush Kapurani, e datëlindjes 27.03.1986 edhe pse Marina ka preferuar të njihet me emrin e pagëzimit.

Roxhensa ka marrë masën “detyrim paraqitjeje” për shkak se u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona.

Dyshimet për Marina Farën janë se ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen. Policia ka qenë duke ndjekur dy persona teksa me makinë, kanë qenë duke transportuar një sasi droge.

Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Burime nga policia bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

Ndërkoh që të gjithë ishin kurioz për reagimin e Marinës e cila nuk ka bërë asnjë dalje publike, kureshtar janë edhe për qëndrimin e të ëmës për këtë situatë.

Eli Fara ka çuditur me postimin në këtë situatë të tensionuar të së bijës.

Këngëtarja nuk duket fare e shqetësauar në videon e publikuar së fundmi teksa bën makjazhin duke u përgatitur për koncert./albeu.com/


Shtuar 1.03.2020 11:48