Duke lyer flokët vetë, ky është look-u i ri i Bebe Rexhës (VIDEO)

Këngëtarja me famë botëtore Bebe Rexha është një ndër artistet më të komentuar kjo për shkak të sukseseve, por edhe paraqitjes jashtë skenës.

Këngëtaren jemi mësuar ta shohim me flokët bionde, por si duket ylli i muzikës është mërzitur me pamjen e saj dhe ka vendosur që të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë një video në ‘Instagram’, ku shfaqet teksa lyen flokët e saj ngjyrë të kuqe.

Të shumta kanë qenë komentet, ku ndjekësit shprehen se nuk kanë parë shpesh personazhe me famë botërore që të lyejn vetë flokët.


Shtuar 30.09.2020 20:39