Don Xhoni zbulon emrin e profesoreshës që ia kaloi vitin

Reperi Don Xhoni dje në emisioin “Shiko kush luan” zbuloi emrin e profesoreshës së famshme.

Reperi që mori famë të madhe për një kohë të shkurtër, Don Xhoni, nuk ka shpëtuar edhe kësaj here nga pyetjet pikante për profesoreshën e tij.

Profesoresha e cila bëri famë nga Freestyle i Don Xhonit, është bërë mister i madh e cila nuk u harrua të përmendej edhe ne emisionin e Luanës.

Don Xhoni vendosi të përgjigjej në pytjen e Luanes me emrin Tea, por këtë emër nuk e besuan as Luana e as të ftuarit të tjerë.

Ai e përdori këtë emër duke u munduar t’i ik situatës por pa sukses, dhe në fund mori dënimin për të pirë verë.


Shtuar 4.10.2020 21:59