“Do jesh gjithmonë rruga e jetës sime”, Robert Berisha bën deklaratën e papritur ndaj Norës (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Nora Istrefi u bë pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Ajo ishte e ftuar për të bërë të lumtur një familje, por nuk munguan as surprizat për të.

Dikush dëshironte t’i jepte një mesazh live dhe ai ishte pikërisht, Robert Berisha, ish-bashkëshorti i Norës.

Roberti i tregoi edhe një herë rëndësinë që ka ajo në jetën e tij dhe u shpreh se e do fort.

“Nora dhe Renee, ju gjithmonë do jeni rruga e jetës sime. Ju dua fort”, u shpreh Roberti dhe deklarata e tij u duartrokit fort nga publiku.

Ndërkohë Nora e falenderoi dhe e vlerësoi shumë mesazhin e tij.

Në fund këngëtarja u surprizua edhe nga nëna e saj, e cila ndodh rrallë që të shfaqet në ekran.

Kujtojmë se Nora dhe Roberti i dhanë fund martesës së tyre muaj më parë, megjithatë ruajnë marrëdhënie të afërta me njëri-tjetrin.


Shtuar 2.02.2020 07:29