Disa orë pasi e publikoi, Adrola këndon përmendësh këngën e Capital T (VIDEO)

Menjëherë sapo ora shënoi 00:00 ditën e sotme Capital T publikoi albumin e ri “Skulpturë” që me siguri do kthehet në kryefjalën e stinës në të cilën sapo kemi hyrë.

Dhe padyshim, në këtë hap të rëndësishëm nuk kishte si të mungonte edhe mbështetja e Adrolës, e cila sikundër e kemi parë është shndërruar tashmë në krahun e tij të djathtë.

Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet duke dëgjuar një këngë të albumit te cilen e ka mesuar permendesh, duke i bërë tag artistit me disa emoji flake.

Kujtojmë se disa javë më parë u perfol se ajo dhe Capital T prej kohësh po jetojnë një romancë të bukur, madje para disa ditësh kanë qëndruar bashkë në Tiranë.

Adrola u kthye nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh pranë familjes së saj dhe të birit, për shkak se moderoi në natën finale të “Miss Universe Albania and Kosovo”.

Dhe çuditërisht ato ditë ka qenë në Tiranë edhe Capitali, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto nga shëtitjet e tij në kryeqytet.


Shtuar 1.10.2020 12:42