Deputetin e opozitës “harrojnë” ta ftojnë në takim me zyrtarin e SHBA, shikoni ç’bën ai (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri, i cili nuk mungon në asnjë seancë plenare dhe voton pro çdo nisme të Qeverisë “Rama”, u bë pjesë e tryezës që një grup deputetësh zhvilluan me shefin e zyrës politike të Ambasadës së SHBA, Ian Craëford në Kryesinë e Kuvendit.

Por, Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve, nuk është njoftuar për këtë takim, madje informacionin e ka marrë nga gazetarët.

Biseda

Gazetari i “Panorama”: E mbaruat takimin? Nuk ishe në takim?

Deputeti Selami Jenisheri: Takimi i kujt?

Gazetari: Takimi i opozitës me përfaqësuesin e ambasadës së SHBA.

Deputeti Selami Jenisheri: Ouuuu tani po bëhet? Këtu? Nuk më ka lajmëruar njeri mua. Janë lart ata?

Gazetari: Po

Deputeti Selami Jenisheri: Faleminderit shumë. Po më intereson….!

Më interesant ishte dalja e Jenisherit pas takimit me zyrtarin e SHBA-ve.

Ai doli përpara kamerave të fikura, ndërkohë që përpara tij nuk kishte asnjë mikrofon.

Madje gazetarët e kameramanët e filmuan me celularë skenën dhe filluan të qeshnin, ndërsa deputeti fliste.

“Njerëzit nuk kanë lekë të blejnë ilaçet, kanë probleme të ndryshme. Do ti qëndrojmë fjalës që dhamë aty me përfaqësuesin e ambasadës së SHBA që të mos ta bëjmë publike bisedën që bëmë aty,”- tha ai.

Selami Jenisheri ka hyrë në parlament pas djegies së mandateve nga ana e Partisë Demokratike. Ai është kryetar i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë.

Deputeti është bashkuar sëfundmi me një grup deputetësh që kërkojnë listat e hapura dhe korrigjimin e pragut elektoral.

Por ky grupim ka dal kundër pjesës tjetër të opozitës së re, që përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe që kërkon ndryshimin e Kushtetutës dhe të sistemit zgjedhor.


Shtuar 19.06.2020 13:12