Dasmë s’ka, artisti shqiptar i jep fund lidhjes: Në karantinë ndahesh (VIDEO)

Në Qershor të vitit që lamë pas stilisti i njohur i VIP-ave shqiptarë, Niko Komani u shpreh se ishte i dashuruar dhe në planet e tij ishte martesa. Megjithatë vetëm së fundmi Niko ka zbuluar se ai dhe vajza që i kishte marrë zemrën i kanë dhënë fund lidhjes.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, stilisti ka treguar se gjërat nuk iu kanë shkuar dhe mirë gjatë karantinës. Ai u shpreh se qeshte me memet e ndarjes së çifteve nga karantina, por kështu i ndodhi dhe vetë.

“Si përfundim, në karantinë ndahesh. Ndodhi pra, ndodhi. Qeshja me meme-t e ndarjes, ja që më ndodhi mua”, u shpreh Niko.


Shtuar 7.05.2020 08:47