Çunat e “Three Dots” mbajtën një super koncert te “Mine Peza” (VIDEO)

Sot ishte një pasdite ndryshe për të gjithë ata që e kanë lagjen tek “Mine Peza” në Tiranë sepse pikërisht në orarin kur njerëzit duhet të futen në shtëpia (17:30), çunat e Three Dots ishin aty për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, muzikë live.

Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno dhe Dj Vicky u vendosën tek këndi i lojërave tek “Mine Peza” dhe dhanë një super koncert, siç shihet edhe ne video banorët e lagjes kanë dalë nëpër dritare dhe ballkone duke shijuar performancë.

Ashtu siç bëjnë me dije vetë këngëtarët, kjo është një nismë e emisonit “E diela shqiptare”, që ka përzgjedhur lagjen, banorët e së cilës ishin publik i “Three Dots” nga dritaret dhe ballkonet.

Me siguri të gjithë dëshirojnë një koncert të tillë në lagjet e tyre këto ditë.


Shtuar 16.04.2020 18:36