Çfarë po ndodh me Juventus-Napoli? Bardhezinjtë marin në tavolinë fitoren 3-0 (VIDEO)

Sfida e madhe e Juventus-Napoli nuk do të luhet.

Këmbëngulja edrejtuesve napolitanë për të mos udhëtuar drejt Torinos për shkak të konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus tek ekipi napolitan i ka kushtuar humbjen në tavolinë 3-0 të kaltërve.

Në krahun tjetër, skuadra kampione e Italisë ka mbërritur në stadiumin të tij “Allianz”. Tekniku Andrea Pirlo ka përgatitur dhe formacionin bazë për takimin.

(Formacioni i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Kulusevski, Bentancur, Arthur, Cuadrado; Ramsey; Dybala, Ronaldo.)
de laurentis

Por, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis i ka shkruar së fundmi Federatës Italiane dhe Ligës së Futbollit se skuadra bashkë me stafin nuk mund të udhëtojnë drejt Torinos.

Më herët, Liga italiane dha dritën jeshile që sfida mes bardhezinjve dhe të kaltërve të luhej, pavarësisht rasteve me COVID-19 te skuadra e Xhenaro Gatuzos.

Sipas rregullores, Juventusi dhe zyrtarët e ndeshjes do të presin në fushë 45 minuta dhe arbitri do të vërshëllejë mbylljen e ndeshjes me fitoren e ekipit të Pirlos 3-0 në tavolinë.


Shtuar 4.10.2020 18:46