Bruno Dita shënoi golin e parë me fanelën e Shkëndijes në ndeshjen e katërt të kampionatit maqedonas kundër Borecit.
dita
Ish-futbollisti i Skënderbeut mposhti me kokë portierin pas një krosimi që nisi nga goditja e këndit duke arritur të barazojë rezultatin 1-1.
Dita u transferua gjatë verës te skuadra e njohur shqiptare duke arritur të kthehet në titullar për ekipin e Ernest Gjokës.