Në një kohë që futbolli është ndalur pothuajse në të gjithë botën, futbollistët tashmë mundohen të kujtojnë kohën e futbollit në karantinë, shkruan Albeu.com.
Këtë e ka bërë mesfushori i Skënderbeut, Bruno Dita, i cili ka publikuar një video 8 minuta në kanalin e tij në YouTube momentet më të mira te Ujqërit e Dëborës.
Në video nuk mungojnë golat, asistet, dhe dyluftimet e mesfushorit i cili në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Skënderbeu.
Në fakt Dita është një nga futbollistët e paktë të Superiores që e kemi parë shpesh herë aktiv në rrjetet sociale kohët e fundit, ku nuk mungojnë udhëtimet në vendet e bukura jashtë Tiranës /albeu.com/