Bashkëshortja bën “qull” Cassanon dhe publikon gjithçka (VIDEO)

Antonio Cassano është duke e kaluar karantinën në shtëpinë e tij, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.

Por, ndërkohë që për t’i dhënë më shumë bukuri këtij izolimi dhe për ta bërë më argëtues, bashkëshortja Carolina Marcialis ka menduar t’i bëjë një rreng.

Një humor klasik ky, teksa i hedh nga dritarja një kovë me ujë të ftohtë, ndërsa ish-sulmuesi është shtrirë në shazllon duke marrë rreze dhe po qëndron në telefon. Gruaja më pas ka postuar gjithçka në rrjetet sociale.


Shtuar 17.04.2020 20:51