Barcelona bllokohet në shtëpi nga Sevilla (VIDEO)

Barcelona është ndalur pas dy fitoreve tejsa ka barazuar 1:1 kundër Sevillës në Camp Nou.

Të dy golat u shënuat herët, me mysafirët që dolën në epërsi përmes Luuk de Jong (8’).

Por shumë shpejt erdhi kundërpërgjigja e vendasve përmes Philippe Coutinho (10’).

Në vijim, të dyja skuadrat kishin rastet e veta por pa arritur të shënonin gol.

Pas tre ndeshjeve, të dyja ekipet kanë nga shtatë pikë.


Shtuar 4.10.2020 21:20