Arsenal e kanë nisur për mrekulli sezonin 2020/21.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, ka dhënë sinjale mëse pozitive në ndeshjen hapëse të këtij sezoni në Premierligë.
Të lidhura
None found
‘Gunners’ kanë shënuar fitore në udhëtim kundër Fulham, me rezultatin 0:3.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 9’, nga Alexandre Lacazette, pas asistimit të Willian.
Në pjesën e dytë, londinezët gjetën golin edhe dy herë të tjera.
Fillimisht, ishte Gabriel ai që realizoi, në minutën e 49’, pas një goditje nga këndi, duke u regjistruar edhe asistimi i dytë i Willian.
Rezultatin final e vulosi Pierre Emerick Aubameyang, sikur të mos mund të mungonte në listën e realizatorëve. Edhe në këtë gol asistoi Willian.
Me këtë fitore, Arsenal numëron tri pikët e para për këtë sezon. Fulham e nis edicionin me humbje, por edhe me paraqitje krejtësisht të zbehtë.
