Edward Nketiah i ka siguruar tri pikë skuadrës së Arsenal.
Arsenal kanë marrë tri pikët e radhës në Premierligë, por me shumë mund në përballjen ndaj West Ham.
Me rezultatin 2:1, skuadra e Mikel Arteta vazhdon startin pozitiv në këtë sezon.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 25’, kur francezi Alexandre Lacazette shënoi për 1:0.
West Ham reaguan në minutën e 45’ të ndeshjes, për 1:1, kur Antonio dërgoi skuadrën e tij në pauzë me rezultatin e barabartë.
Kur dukej se ‘Gunners’ po lëshonin pikë, në fushë zbriti Eddie Nketiah.
Nuk iu deshën shumë minuta dhe Nketiah (86’) shënoi për 2:1, pas asistimit të Dani Ceballos.
Me këtë fitore, Arsenal shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve, kurse West Ham në po aq ndeshje mbetet pa pikë.