Adam Traore dhuron spektakël, shikoni sa mbrojtësa merr zvarrë (VIDEO)

Sulmuesi i Wolves Adam Traore shpesh është vlerësuar për fizikun dhe shpejtësinë e tij, por këtë sezon është parë edhe përmirësim në teknikën e tij më topin.

24-vjeçari sot bëri disa lëvizje të jashtëzakonshme, kur mori topin në gjysmën pjesën e tij dhe filloi driblimet, por u rrëzua.

Ai arriti të ngihej në këmbë dhe të driblojë sërish pothuajse gjysmën e ekipit të Bournemouth.

Traore në këtë aksion individual arriti të driblojë lojtarë si Jefferson Lerma, Philip Billing, Adam Smith dhe më në fund David Brooks, që në përpjekjen e dytë e rrëzoi.

Spanjolli ka marr lëvdata të mëdha për paraqitjen nga tifozët për ndeshjen e sotme.


Shtuar 24.06.2020 20:42