2 vite pas sherrit të bujshëm, Robert Berisha jep publikisht opinionin për Tunën (VIDEO)

Debati i bujshëm mes Tunës dhe Robertit në 2018, është komentuar për një kohë të gjatë në media dhe më pas dyshja nuk i kanë kursyer kunjat dhe ironitë duke vërtetuar që nuk gëzojnë aspak raport të mirë njëri me tjetrin.

Roberti ishte i ftuar në emisionin “Wake up” dhe është pyetur rreth këngëtares.

“Më jep mendimin tënd me një fjali për Tunën”, u pyet ai nga moderatorja Ori Nebijaj.

Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë, përgjigjja e Robertit të bën të kuptosh se gjërat mes tyre mbeten po njëlloj. “Emër i njohur”, u përgjigj ftohtë ai duke preferuar të tregohet i rezervuar.


Shtuar 6.02.2020 08:58