10 perlat e jashtëzakonshme të CR7 me Portugalinë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është golashënuesi aktiv më i mirë në nivel të ekipeve kombëtare. Portugezi është futbollisti i parë i një kombëtareje të shkëlqyer, që arrin 101 gola në ndeshjet e ndryshme ndërkombëtare.

(Ali Daei mban rekordin në këtë drejtim, 109 gola me Iranin). Dopieta e tij e fundit kundër Suedisë e kaloi “një shekull”.

Nga 101 golat e 35-vjeçarit në total me luzitanët, shumë prej tyre ishin vepra arti për muzetë e futbollit. “Gërshërë”, goditje e drejtpërdrejtë, me kokë, pas një galopimi të pandalshëm…; CR7 ka shënuar në të gjitha “ngjyrat”.

Ne po ju njohim me 10 më të mirët, listë e cila mund të jetë ndryshe për gjithsecilin, në bazë të preferencave individuale.

/telesport/


Shtuar 14.09.2020 14:45