Një grua nga Rusia, e cila u kap me drogë kishte gjetur një nga mënyrat më të çuditshme për ta fshehur.
Ajjo kishte veshur macen si foshnjë.
Në videon e publikuar pasi gruaja ndodhej në komisariatin e policisë së qytetit të Nizhny Tagil, oficerët shihen duke zhveshur një “fëmijë”.
Russian woman caught trying to smuggle drugs using a cat disguised as a baby. The drug packets were hidden inside the baby jacket pic.twitter.com/WH4E9riBCl
— LogKa (@LogKa11) April 13, 2023
Megjithatë, në vend të foshnjës ishte një mace.
Gruaja është parë më herët duke ecur në një karrocë me “foshnjën” dhe ende nuk është e qartë nëse policia ka mbërritur për ta arrestuar pas informacioneve që kishte për të apo nëse ishte një rastësi.
Siç shihet edhe nga videoja, gruaja ruse e kishte veshur macen me rroba normale për bebe, duke përfshirë pelena dhe këpucë.
Më në fund, policia pasi e zhveshi “bebin” i gjeti në pako me 170 gram metilefedrinë, drogë të cilën rusja synonte ta shiste./Albeu.com/