U fut në det dhe nuk doli më, gjendet turisti polak në Sarandë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Pas denoncimit të një 29-vjeçareje, se turisti polak ishte futur në plazhin e Ksamilit dhe nuk kishte dalë më, është gjetur në orët e vona të natës.

Policia njofton se pas fillimit të kërkimeve është bërë e mundur gjetja e turistit, i cili më pas është shoqëruar për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë, pasi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për  kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në  Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com