Tronditi Greqinë 7 vite më parë, detajet që do të zbulojnë të vërtetën për Ledjon Brakaj

Policia greke po punon për zbardhjen e plotë të krimit makabër që dyshohet se është kryer nga shqiptari Ledjon Brakaj 7 vite më parë.

Ledjon Brakajn, u ekstradua javën e kaluar në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi vendin fqinj në vitin 2015.

Ai u kap në 19 gusht në Maltë pas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe me procedura të përshpejtuara u dërgua në Greqi ku edhe do të përballet me akuzat. Ai akuzohet se ka vrarë me grushte tezen dhe nipin e saj dhe më pas i dogji për së gjalli, shkruan protothema.gr.

Sipas autoriteteve greke AND-ja e gjetur në kapuçin që u zbulua në vendin e krimit ka ndihmuar policinë e Atikës të zbardhë krimin brutal të kryer nga Ledjon Brakaj.

Megjithatë mbetet për tu vërtetuar nëse Ledjon Brakaj ka qenë autori i krimit tronditës.

Për tu vërtetuar nëse është ose jo autor i krimit, policia thotë se ADN-ja e Ledjon Brakaj duhet të përputhet plotësisht me ADN-në e personit që ka harruar kapuçin në vendin e krimit, ku mbetën të vdekur tezja dhe nipi i saj grek.

Sakaq policia greke ka dyshimet e veta për përputhjen e ADN-së së kapuçit me ADN-në e shqiptarit të arrestuar.

Pasi rezultatet e ADN-së nuk kanë dalë ende.

Shtuar 29.08.2022 11:32