Transportoi 3 emigrantë në rrugë ilegale drejt vendeve të BE-së, arrestohet pas një viti 30 vjeçari

Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar 1 vit pasi tentoi të trafikojë 3 emigrantë të paligjshëm duke i premtuar BE-në.

Në kuadër të operacionit ‘’Perimetri’’, J.D, ka kryer veprën penale më 9 shtator të vitit 2020 dhe masa e arrestit i është dhënë në mungesë më 18 maj të këtij viti.

Ai është arrestuar falë bashkëpunimit të Portit të Durrësit me Policinë e Korçës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e policisë në PKK Port Durrës dhe strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim J. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 18.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të lartpërmendura, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.09.2020, ku 30-vjeçari u konstatua duke transportuar me një automjet, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


Shtuar 22.07.2021 11:32