SHQIPËRI- Temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen plazhit. Kjo ka krijuar trafik dhe radhë të gjata automjetesh në disa zona.
Në Vlorë, në zonë e Skelës dhe përgjatë Lungomares ka një situatë të ngarkuar të trafikut rrugor, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së qytetarëve.
Sakaq, edhe plazhi i Durrësit është mbushur nga pushues dhe turistë, të cilët po përpiqen të përballojnë temperaturat e larta, të cilat kanë prekur Shqipërinë javën e fundit.