Të ardhurat e YouTube nga reklamat përgjatë 2019-s tejkaluan 1 miliardë dollarë në muaj. Shifrat i publikoi vetë kompania të hënën. Kjo është hera e parë që platforma bën të ditur sa fitimprurëse janë reklamat.
Edhe pse mund të duken si shumë para, investitorët ishin të pakënaqur dhe shitën aksionet e tyre të Alphabet, kompanisë mëmë të YouTube dhe Google, kur u njoftua se të ardhurat e tremujorit të kaluar ishin nën parashikimet e tyre. Vlera e aksioneve ra me 4%.
None found
Sundar Pichai, CEO i Alphabet, pasi u ngrit në detyrë si pasojë e largimit të themeluesve Sergey Brin dhe Lary Page, premtoi më shumë transparencë.
Gjatë tremujorit të parë të Pichai në krye të Alphabet, ai zbuloi se në 2019-n, YouTube kishte të ardhura me vlerë 15.15 miliardë dollarë. Këto vlera nuk përfshijnë të ardhurat nga abonimet për YouTube TV, që llogariten në një tjetër segment.
Të ardhurat e përgjithshme u llogaritën në 46 miliardë dollarë, 94 milionë dollarë më pak nga ç’parashikuan analistët.
Ish-gjyqtari i La Ligas, Eduardo Iturralde Gonzalez, ka reaguar ashpër ndaj Jose Mourinhos, duke pretenduar se trajneri i Real Madridit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i…
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, komandanti i…
Jamie Carragher ka vënë në pikëpyetje ndikimin e Jose Mourinhos te Real Madridi, duke theksuar se skuadra spanjolle nuk po…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur shqetësimin për rrezikun që Kosova të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”,…
Deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e…