Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njoftoi sot, pas seancës së Kuvendit të Kosovës, se grupi punues për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e dytë të apelit në Hagë do të vihet në funksion deri në fillim të javës së ardhshme.
None found
Sipas saj, Vetëvendosje nuk e ka përcaktuar ende deputetin që do të delegojë në këtë grup. Propozimet e kësaj partie, siç u shpreh Nagavci, pritet të dorëzohen më së largu në fillim të javës së ardhshme, kur pritet të bëhen të ditur edhe emrat e grupit punues.
Nagavci e cilësoi si shumë të rëndësishëm vendimin e Qeverisë për ngritjen e grupit dhe shprehu bindjen se deputeti i përzgjedhur nga Vetëvendosje do t’i përmbushë përgjegjësitë që do t’i besohen.
Ajo vuri theksin edhe te drejtimi i grupit nga ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Glauk Konjufca. Në vlerësimin e saj, përvoja, njohuritë dhe vullneti i Konjufcës janë të nevojshme për ta çuar me sukses deri në fund mandatin e dhënë.
Për përbërjen dhe bashkëpunimin brenda grupit, Nagavci tha se ai do të ketë karakter shumëdimensional, ndërsa u shpreh e sigurt se anëtarët do të arrijnë pajtueshmëri të plotë.
Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Efektivi i policisë…
Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën ditën e sotme. Të rinjtë kanë thyer xhamat e një banke të nivelit të dytë në…
Fëmijë shumë të ndjeshëm: Çfarë duhet të dinë prindërit për emocionet e tyre? — Klan Kosova [...]Read More...
Bradley Barcola, Nicolas Jackson dhe Lamine Yamal janë ndër emrat që spikasin në formacionin më të mirë të xhiros së…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi sot një investim të ri të kompanisë gjermane “Kromberg & Schubert”, i…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasmai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës…