tech

Biznesi i reklamimit dhe cloud i Google rriten, shton shpenzimet në AI

Kompania mëmë e Google, Alphabet, raportoi të ardhurat financiare të tremujorit të dytë të 2024 duke tejkaluar parashikimet e analistëve.

Gjatë kësaj periudhe kompania shikoi të ardhurat të rriten në 84.7 miliardë dollarë. Analistët kishin parashikuar 84.3 miliardë dollarë sipas të dhënave të Bloomberg.

Të lidhura

None found

Një vit më parë kompania raportonte 74.6 miliardë dollarë të ardhura. Reklamimi është padyshim biznesi kryesor i Google dhe solli 64.6 miliardë dollarë të ardhura gjatë kësaj periudhe, një rritje e ndjeshme krahasuar me 58.1 miliardë dollarë një vit më parë.

Ajo që zhgënjeu ishte reklamimi nga YouTube që gjeneroi 8.66 miliardë dollarë të ardhura ndërsa analistët kishin parashikuar 8.95 miliardë dollarë.

Shërbimet cloud u rritën gjithashtu nga 8 miliardë në 2023 në 10.35 miliardë dollarë. Fitimi i kompanisë nga ky biznes ishte 982 milionë dollarë, një shifër që lë në hije fitimin e vitit të kaluar prej 395 milionë dollarë.

Gjatë tre mujorit të dytë të vitit Alphabet shpenzoi 2.2 miliardë dollarë në ndërtimin e modeleve AI në divizionet DeepMind dhe Google Research. Është një shifër dy herë më e lartë sesa 1.1 miliardë dollarë që shpenzoi vitin e kaluar.

Ndërsa shpenzon në AI, Alphabet ka bërë shkurtime të drejtime të tjera. Kompania raportohet se ka 179,582 punonjës, një tkurrje krahasuar me 181.798 punonjës që kishte të njëjtën periudhë një vit më parë. /CIO Albanian

të fundit

Dustin Hoffman flet për akuzat e vitit 2017: “M’u deshën dekada të kuptoja se flirtimi mund të ishte i papërshtatshëm

Aktori i njohur amerikan Dustin Hoffman ka folur për herë të parë në mënyrë të gjerë rreth akuzave për ngacmim…

43 seconds ago

Një tjetër lëndim largon yllin e Real Madridit nga grumbullimi i Francës

Zinedine Zidane mund të përballet me një tjetër mungesë në Kombëtaren e Francës gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori i…

3 minutes ago

Monograph “István Schütz, the Hungarian friend of Albanians” presented in Pristina

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është prezantuar zyrtarisht monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, me…

6 minutes ago

Rama in Paris: Kosovo’s independence is irreversible, Serbia must accept it

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të martën në Paris se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se sa…

7 minutes ago

US Embassy in Kosovo honors veterans and military colleagues ahead of Veterans Day

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në prag të Ditës së Veteranëve zhvilloi një aktivitet për të…

7 minutes ago

Collision during landing in Australia, two elderly people in a car seriously injured

Një aksident i pazakontë është regjistruar të martën në Melbourne të Australisë, ku një avion i vogël është përplasur me…

7 minutes ago